Vetëvrasje në Man Utd

Mesfushori i shumëkërkuar italian Daniele De Rossi ka thënë se tani do të kishte bërë vetëvrasje nëse do të transferohej në Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës. Kampioni i Premierligës bëri ofertë për yllin italian para fillimit të këtij sezoni, sipas trajnerit të Romës, Rudi Garcia, por ajo erdhi vonë dhe klubi nuk e…

Sport

03/01/2014 15:20

Mesfushori i shumëkërkuar italian Daniele De Rossi ka thënë se tani do të kishte bërë vetëvrasje nëse do të transferohej në Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni i Premierligës bëri ofertë për yllin italian para fillimit të këtij sezoni, sipas trajnerit të Romës, Rudi Garcia, por ajo erdhi vonë dhe klubi nuk e pranoi.

“I kam thënë se nuk mund ta humbi në minutën e fundit andaj ne caktuam një datë pas së cilës nuk do të mund të largohej”, deklaroi Garcia për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

“Në ndeshjen e parë të ligës, pas disa ditësh, Manchester United e kontaktoi klubin, e kontaktoi atë, por afati kohor kishte kaluar dhe ai nuk lëvizi”.

Sipas njoftimeve, United ofroi 12 milionë funte për futbollistin i cili më 2012 ishte edhe objektiv i Manchester Cityt, transferim të cilin e refuzoi.

Kurse, De Rossi deklaroi për Corriere dello Sport: “Ishte gjë e mirë që nuk shkova në Manchester, tani do të kisha bërë vetëvrasje”.