Vetëvendosje thotë se Serbia është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka vizituar sot pikën kufitare në Merdare, ku ka konstatuar se Serbia është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës.

Lajme
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, thotë se marrëveshja për operacionalizimin e pikës kufitare në Merdare nuk është duke u zbatuar e se shteti serb është futur edhe më thellë në territorin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Mulhaxha-Kollçaku përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ku shihet se në këtë vizitë kanë qenë edhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan lajmi.net.
“Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër”, ka shkruar ajo, teksa thotë se nuk ka zbatim të marrëveshjeve.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Sa i përket operacionalizimit të pikës kufitare në Merdare pas zotimeve/marrëveshjeve të katër Shtatorit, ajo çfarë vërehet është vetëm futja fizike më thellë e Shtetit Serb në territorin e Republikës së Kosovës dhe asgjë tjetër.
Nuk ka zbatim të marrëveshjeve të deritanishme në pjesën më të madhe dhe asnjë komunikim mes dy palëve. /lajmi.net/