Vetëvendosje i quan shpije fjalët e Novosellës për Çaushin
Lëvizja Vetëvendosje ka reagua lidhur me deklarimet e Sabri Novesllës, i cili ka dje ka akuzuar Bardhyl Çaushin, babanë e nënkryetarit të VV-së, Driton Çaushi si bashkëpunëtorë të regjimit të Millosheviqit.

Lajme
Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi ka thënë se Novosella shpif kundër profesor Çaushit, për ta goditur djalin e tij.
Krasniqi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Novosella nuk e ka më të ndjerin Çaushi, por më Lëvizjen Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Krasniqit.:
Bardhyl Çaushi është rrëmbyer nga forcat serbe në vitin 1999, si profesor e akademik i shquar, si veprimtar shqiptar kundër okupimit serb e jugosllav. Sot, eshtrat e tij prehen të qeta në vendlindjen e tij ne Gjakovë pasi që edhe ato ishin mbajtur peng nga Serbia për 6 vite. Sabri Novosella shpif kundër profesorit të ndjerë Çaushi, që ta godasë djalin e tij dhe sidomos Lëvizjen VETEVENDOSJE!. Në fakt, z. Novosella apo z.Maxhuni nuk e ka as me Bardhyl e as me Driton Çaushin. Ai e ka me VETËVENDOSJE!-n. Sepse ai e urren Lëvizjen tonë dhe ka shkuar aq larg saqë i ka mbrojtur edhe mallrat e Serbisë në Kosovë kundër aksioneve të VETËVENDOSJE!-s. E sa për bëmat e z.Novosella në të kaluarën jemi njoftuar mirë e gjatë nga veprimtarët e shquar shqiptarë të shekullit të kaluar të cilët sot Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka në radhët e veta. Shumë pak njolla të ndritshme ka aty, dhe aq shumë hije të zeza.
Publikimi i akuzave shpifëse nga një njeri joserioz si z. Novosella, në portalet indeksonline e gazetaexpress, na e sqarojnë edhe më shumë që krejt ky është sulm i orkestruar ndaj VETËVENDOSJE!-s dhe ka synim ta njollosë padrejtësisht Lëvizjen që po fuqizohet.