Vetëvendosje: Policia po i pengon qytetarët për të marrë pjesë në protestë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Policinë e Kosovës se po i pengon qytetarët për të marrë pjesë në protestën e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Lajme

27/01/2015 10:24

Sipas një njoftimi të Vetëvendosjes thuhet se policia në Pejë, ka arrestuar pronarin e njërës pre kompanive të autobusëve që ata e kanë kontraktuar për bartjen e qytetarëve. 

“Policia arreston pronarin e autobusëve dhe pengon ardhjen e qytetarëve në protestë”. 

“Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e kompanisë së autobusëve “Pranvera” në Pejë, të kontraktuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për transportin e qytetarëve në protestën e sotme. Rrjedhimisht rreth 500 qytetarë të Pejës, tani janë nisur në këmbë për në Prishtinë”. 

“Kjo është edhe një përpjekje e ulët e pushtetit për ta parandaluar protestën legjitime të qytetarëve. Mirëpo, nuk ka asgjë që mund ta ndalë shprehjen e vullnetit të popullit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Sekretariati për Media dhe Komunikim i Vetëvendosjes.