Vetëvendosje nxjerr Sami Kurteshin në konferencë ku implikon AKI-në, Policinë, Prokurorinë në rastin e Astrit Deharit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media para Prokurorisë Speciale në Prishtinë. Në këtë konferencë pas shumë kohësh është shfaqur Sami Kurteshi. Kurteshi ka folur në emër të VV-së në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke dhënë llojlloj akuzash në kuadër të AKI-së, Policisë, Prokurorisë e gjyqësorit në Kosovë. “Ne si Vetëvendosje…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media para Prokurorisë Speciale në Prishtinë.
Në këtë konferencë pas shumë kohësh është shfaqur Sami Kurteshi.
Kurteshi ka folur në emër të VV-së në lidhje me rastin e Astrit Deharit, duke dhënë llojlloj akuzash në kuadër të AKI-së, Policisë, Prokurorisë e gjyqësorit në Kosovë.
“Ne si Vetëvendosje e kemi ftuar këtë konferencë për të treguar sot në mënyrë kronologjike për rastin Dehari dhe sidomos për veprimet dhe mosveprimet e Prokurorisë së Shtetit, përfshirë Themeloren dhe atë Speciale e sidomos mosveprimet e Prokurorit Special Afrim Shefkiu që tash e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin dhe shkon në pension pa e përfunduar hetimin për rastin Dehari..Më 4 gusht ka ndodhur një sulm me predhë në Kuvendin e Kosovës ku sulm ishte inskenim i gjithë institucioneve, përfshirë majën e shtetit, Policinë, AKI-në dhe gjyqësorin. Ishte inskenim për të akuzuar Vetëvendosjen. Prej 5 gusht deri më 25 gusht Policia dhe Prokuroria kanë intervistuar persona të tjerë që me gjasë i kanë identifikuar në sulm.Më 29 gusht arrestohet Astrit Dehari dhe pesë aktivistë të tjerë me akuzën për sulmin mbi Kuvendin dhe kjo ishte vetëm dy ditë përpara se të mbahej protesta kundër Demarkacionit në vitin 2016”,tha Kurteshi.
Ai po ashtu tha se në këtë rast u bë përpjekje që “me një guri me i vra tre zogj”.
“Natyrisht me këtë përpjekje Policia ka bërë përpjekje me një guri me i vra një, dy po tre zogj, me urdhër politik nga lart me këtë inskenim kundër VV-së kanë qenë të përfshirë AKI-ja, Policia, Prokuroria, Gjyqësori deh disa media në Kosovë. Pak kohë pas arrestimit vendimin për hapjen e hetimeve kundër aktivistëve të VV-së e ka dhënë Prokuroi Avdyrrahim Islami që tani pak kohë më vonë është pensionuar, e ka zbatuar urdhrin politik. Vendimin për arrestim e ka dhënë gjykatësi Vehbi Kashtanjeva i cili po ashtu veç pak kohë më vonë është pensionuar sepse e ka zbatuar urdhrin nga lart. Vrasja e Astrit Deharit ka ndodhur më 5 nëntor 2016 në Prizren në atë kohë menjëherë pas rastit kemi pasur një fushatë të deklarimeve të zyrtarëve të ndryshëm rreth rastit që ishin gjitha deklarime kontradiktore, duke nis nga Prokuroria, Shërbimi Korrektues, Policia dhe vetë ministria”, shtoi ai.
Duke folur në lidhej me rastin Dehari tutje Kurteshi ka thënë se Prokuroria Speciale është duke zvarritur këto hetime për Deharin.
Madje si pas tij në rastin Dehari janë dëmtuar edhe shumë dëshmi.
Ai tha se brenda disa ditëve pensionohet prokurori i cili merret me rastin Dehari dhe ky rast nuk përfundohet.
“S’mund të fshihet një krim i vrasjes duke shkuar në pension he duke i lënë rastet në gjysmë. Prokurroi Afrim Shekfiu s’ka bërë asnjë punë, pro vetëm ka bërë diçka pra vetëm e ka marrë në pyetej Albulena Haxhiun për disa shkrime në Facebook. Pra s’ka qenë në gjendje me e hetu rastin por vetëm e ka ftu ministren në pyetje si dëshmitarë. S’e ka dhënë asnjë urdhër për hetime ndaj urdhërdhënësve e ndaj zbatuesve e gjithë atyre që kanë qenë të invovluar në rastin e vrasjes së Deharit”,tha Kurteshi.
“Deri më sot janë pensionuar katër që po i shohim këtu, tash Shefkiu pas dy ditëve dhe ende nuk ka përfunduar rasti. Në duar të Shefkiut është që tri vjet e nëntë muaj e 12 ditë. Ajo landë përfundon aty në sirtar dhe me 1 mijë arsyetime shkon në pension pa e hetuar rastin”.
“Urdhri ka qenë nga maja e shtetit në atë kohë nga Presidenti Thaçi dhe kryekuvendari Veseli të cilët edhe në media kanë pranuar se është vrasje rasti i Deharit. Kanë dhënë urdhra të drejtpërdrejtë për të inskenuar gjithë rastin”.
Të pranishëm në konferencë ishin edhe familjarët e Deharit si dhe avokati Tomë Gashi./Lajmi.net/

