Vetëvendosje kandidoi edhe një “blogger” për deputet- Gërvallën e quan “Zonja e hekurt” veten dhe Krakin “Messi dhe Ronaldo”
Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në listën e Vetëvendosjes janë edhe kandidatët në kuadër të koalicionit me Listën Guxo. Përpos politikanëve, profesorëve, aty ka edhe trajner futbolli, këngëtarë, aktorë e fytyra të shumta të njohura për publikun. Por…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në listën e Vetëvendosjes janë edhe kandidatët në kuadër të koalicionit me Listën Guxo.
Përpos politikanëve, profesorëve, aty ka edhe trajner futbolli, këngëtarë, aktorë e fytyra të shumta të njohura për publikun.
Por interesante është emri i kandidatët nga Guxo, Luan Gacaferi.
Madje nëse shikon pak profilin e Gacaferit ai prezantohet si “Blogger”, transmeton lajmi.net.
Gacaferi madje është shprehur shpesh herë i bindur në fitoren e VV-së. Ai mban numrin 71 në listë, e 71 pret të jetë edhe përqindja e VV-Guxo në këto zgjedhje.
Luan Gacaferi njihet edhe për statusete tij në Facebook, es ë fnudi s’ka lënë thënie pa lidhur edhe me kandidimin e analisit Nezir Kraki.
Ai e ka quajtur Donika Gërvallën “Zonja e Hekurt”.
E bashkimin e tij me Krakin e krahasoi si dy yjet e futbollit, Messi dhe Ronald./Lajmi.net/