Vetëvendosje edhe pa votat e minoriteteve?
Lëvizja Vetëvendosje duket se ka mungesë të votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së re. Ditë më parë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin të bindur se ky subjekt i ka numrat për të formuar qeverinë. Hekuran Murati, në ditën e regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje duket se ka mungesë të votave për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë së re.
Ditë më parë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët ishin të bindur se ky subjekt i ka numrat për të formuar qeverinë.
Hekuran Murati, në ditën e regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se sa më shumë shifra, aq më mirë.
“Me votat e deputetëve të Kuvendit… Për të gjitha këto është çështje e subjektit, sekretariatit të lëndës… Sigurisht që po [i kemi numrat e qeverisë] Kushtetuta kërkon 61, sa më shumë, aq më mirë… me deputetët e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Hekuran Murati.
Por subjektet e komuniteteve joshumicë, ndonëse deklaruan se nuk do të jenë pengesë për formimin e institucioneve, Qeveria nuk e ka mbështetjen e plotë të pakicave, por megjithatë, duket se ka arritur t’i ketë votat e Nismës Socialdemokrate.
Gjithashtu, gjatë pauzave të seancës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Listës guxo dhe Alternativës, tentonin të diskutojnë me deputetët e minoriteteve për t’i bindur ata. Ndërkohë, deputetja e komunitetit boshnjak Duda Bale është parë e afërt me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha deklaroi se do të votojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Ai u pyet se a do të votojë pro apo kundër propozimit për kryetar të Kuvendit.
“Asnjëherë nuk do të jemi pengesë e krijimit të institucioneve dhe përgjegjësitë që i kemi”, tha ai.
Mungesa e votave është parë në momentin e votimit të raportit të komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, i cili nuk ka kaluar në Kuvend.
Ishin 52 deputetë për, 46 kundër dhe 11 deputetë që abstenuan, që bën që seanca konstituive të ndërpritet për të vazhduar një ditë tjetër.
Ajo që dihet është se Nisma Socialdemokrate dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë votuar njëjtë, 52 votat për, kanë ardhur nga 48 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe tre deputetë të Nismës dhe një i minoriteteve.
Kjo lë të nënkuptohet se Nisma do ta mbështes Qeverinë Kurti, mbështetje kjo që ka ndikuar edhe në prishjen e raporteve në mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ata sot nuk janë përshëndetur në mes vete në sallën e Kuvendit.
Këtë raport nuk kanë votuar opozita, ndërsa Lista Serbe abstenoi.
Përndryshe, LVV ka 48 deputetë, PDK ka 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë dhe 11 deputetë tjerë janë nga partitë