Vetëvendosje e vetme në seancën për zgjedhjen e presidentit

Në seancën e thirrur për votim të presidentit, po merr pjesë vetëm Vetëvendosje me partnerët e koalicionit. Deri te mundësia për thirrje të seancës, erdhi pasi VV-ja propozoi edhe kandidatin e dytë për president, kur përballë Glauk Konjufcës e vendosi deputeten e tjetër të po kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Nga PDK dhe LDK veçse janë…

Lajme

05/03/2026 22:31

Në seancën e thirrur për votim të presidentit, po merr pjesë vetëm Vetëvendosje me partnerët e koalicionit.

Deri te mundësia për thirrje të seancës, erdhi pasi VV-ja propozoi edhe kandidatin e dytë për president, kur përballë Glauk Konjufcës e vendosi deputeten e tjetër të po kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Nga PDK dhe LDK veçse janë larguar nga Kuvendi i Kosovës duke mos pranuar të marrin më pjesë në seancë.

Kësisoj pritet që Kuvendi të shpërbëhet sonte./Lajmi.net/