Veterani që u konfrontua me Fitore Pacollin e VV-së, shihet në protestën kundër padrejtësive të Speciales

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku është parë sot në mesin e protestuesve në Prishtinë, në tubimin kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë. Pllashniku, i njohur për përfshirjen e tij në debate publike dhe politike, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pas përplasjes së tij…

Lajme

07/08/2025 17:08

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku është parë sot në mesin e protestuesve në Prishtinë, në tubimin kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pllashniku, i njohur për përfshirjen e tij në debate publike dhe politike, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pas përplasjes së tij me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, lidhur me çështjen e 252 milionë eurove. Ai për këtë konfrontim ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe përjashtuar nga puna në Ndërmarrjen “Iber-Lepenc”, raporton lajmi.net


Pllashniku ka vendosur t’i bashkohet qytetarëve, veteranëve dhe aktivistëve që po protestojnë në përkrahje të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë për krime të pretenduara lufte.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./Lajmi.net/