Veterani i UÇK-së proteston para KQZ-së, kërkon mbrojtjen e pavarësisë së institucionit
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka mbajtur sot një protestë në Prishtinë, ku ka kërkuar “mbrojtjen e pavarësisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)” dhe ka akuzuar drejtues institucionalë për, siç tha ai, “ndërhyrje politike në këtë institucion”. Në deklaratën e tij gjatë protestës, Pllashniku kritikoi Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin…
Lajme
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka mbajtur sot një protestë në Prishtinë, ku ka kërkuar “mbrojtjen e pavarësisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)” dhe ka akuzuar drejtues institucionalë për, siç tha ai, “ndërhyrje politike në këtë institucion”.
Në deklaratën e tij gjatë protestës, Pllashniku kritikoi Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke i akuzuar për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së dhe për “emërime pa legjitimitet” në këtë institucion. Ai gjithashtu përmendi anëtarë të tjerë të KQZ-së, duke i akuzuar për “servilizëm” dhe “ngarkesa politike”, duke pretenduar se këto veprime “rrezikojnë procesin zgjedhor”.
Pllashniku pretendoi se “KQZ-ja po vihet nën kontroll të plotë politik”, ndërsa akuzoi qeverinë aktuale se, sipas tij, “po synon të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të dobësojë institucionet e pavarura”. Ai kritikoi edhe opozitën, duke thënë se “nuk po i kundërvihet mjaftueshëm këtyre zhvillimeve”.
Pllashniku e përfundoi deklaratën duke u bërë thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë në mbrojtje të institucioneve që garantonjnë demokracinë”, duke paralajmëruar se protesta të tjera mund të mbahen në ditët në vijim.