Veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi i bashkohet AAK-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se partisë i është bashkuar veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi nga Runiku i Skënderajt. Ai ka thënë se Agroni e ka filluar herët angazhimin për liri, ku ka shërbyer me nder si 16-vjeçar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shërbimin ndaj atdheut e vazhdoi edhe në shtetndërtim, në…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se partisë i është bashkuar veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi nga Runiku i Skënderajt.
Ai ka thënë se Agroni e ka filluar herët angazhimin për liri, ku ka shërbyer me nder si 16-vjeçar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shërbimin ndaj atdheut e vazhdoi edhe në shtetndërtim, në uniformën e TMK-së.
“Qasja e tij politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë nacional, ka qenë aktive, duke shërbyer për një mandat edhe si asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderajt në vitet 2017–2021. Agroni i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve. Mirë se erdhe!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: