Nëna vrau foshnjen në tualetin e Emergjencës në Ferizaj – Prokuroria jep detaje në lidhje me rastin
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur me 5 maj, rreth orës 19:45 në Ferizaj. Një nënë dyshohet ta ketë vrarë foshnjën e saj gjatë lindjes në tualetin e Emergjencës në Ferizaj, shkruan lajmi.net. Prokuroria Themelore në Ferizaj, në një përgjigje për lajmi.net ka njoftuar se është iniciuar rast për veprën penale “vrasja e foshnjës…
Lajme
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur me 5 maj, rreth orës 19:45 në Ferizaj.
Një nënë dyshohet ta ketë vrarë foshnjën e saj gjatë lindjes në tualetin e Emergjencës në Ferizaj, shkruan lajmi.net.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, në një përgjigje për lajmi.net ka njoftuar se është iniciuar rast për veprën penale “vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML). Janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore dhe aktualisht në këtë fazë fillestare, këto janë informacione të cilat mund të i ndajmë”, ka thënë Prokuroria për lajmi.net.
Në lidhje me këtë rast të rënd, sot ka informuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Ata kanë thënë se e dyshuara femër, po vazhdon trajtimin mjekësor.
“Ferizaj 05.05.2026-19:45. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara femër kosovare vazhdon trajtimin mjekësor”, thuhet në raport.
Për detaje të reja ka raportuar edhe Klan Kosova, të cilët kanë thënë se nënë e foshnjes e moshës 21 vjeçare, fillimisht ishte paraqitur në emergjencë me dhimbje barku, duke mos deklaruar se ishte shtatzënë.
“Gruaja ka shku në Emergjencë me dhimbje barku, ska tregu që është shtatzënë, ka shku në tualet e ka lind foshnjen, stafi ka ndëgju ujin e WC-së disa here edhe kan hy në tulet me shiqu a është mirë, e kanë gjete foshnjen në tualet ajo tu dasht me mbyt”, tha burimi për Klan Kosova.
Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit në tualet, nga ana e punonjësve shëndetësorë, aty është gjetur foshnja, ndërsa dyshohet se ajo ka pasur edhe shenja të ngulfatjes.
“Ajo kur ka shku se në Emergjence i pysin për shtatzani, ka thanë menstruacionet para një jave, edhe ka deklaru që nuk e di, plus foshnja ka shenja ngulfatje”, ka thënë ai. /Lajmi.net/