Veterani 21-vjeç i PSG’së
Është vetëm 21-vjeç, por Marco Verratti në fushë duket si një veteran për Paris Saint-Germain që synon titullin e dytë të njëpasnjëshëm në Ligue 1, dhe të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve. Titullar i pazëvendësueshëm në mesfushën e gjigantit francez, por ai nuk e harron Italinë e tij, atë të shokëve, familjarëve,…
Sport
Është vetëm 21-vjeç, por Marco Verratti në fushë duket si një veteran për Paris Saint-Germain që synon titullin e dytë të njëpasnjëshëm në Ligue 1, dhe të shkojë sa më larg në Ligën e Kampionëve.
Titullar i pazëvendësueshëm në mesfushën e gjigantit francez, por ai nuk e harron Italinë e tij, atë të shokëve, familjarëve, jo atë të futbollit. Së paku jo atë në Serie A.
Verratti nuk e ka ndërmend të lëviz nga Parc des Princes dhe ka synime të mëdha me Kombëtaren, para Kampionatit botëror 2014.
“Nuk kam asnjë garanci, por do të ishte një ëndërr, sidomos për moshën time”, deklaroi Verratti për Le Parisien. “Favorit është Brazili, por mes bashkëlojtarëve i ngacmojmë dhe themi se do të dështojnë”, shtoi ai.
Në PSG mbizotëron një klimë pozitive edhe falë sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.
“Jemi një grup i mirë i shokëve. Ibras i pëlqen të bën shaka. Kur e sheh dikë të nervozuar ai bën shaka dhe i bën të tjerët të qeshin”, u shpreh Verratti.