Veteranët e UÇK-së ngushëllojnë familjen Haradinaj

12:23 | 17 Qershor 2018

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i ka shprehur ngushëllime të thella familjes Haradinaj, pas vdekjes së Hilmiut, babait të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një telegrami të ngushëllimit, ata kanë shkruar se duke ditur kontributin e tij, Hilmi Haradinaj, ishte person i të gjithë shqipëtarëve dhe si i tillë do të mbetet.

Ky është telegrami i ngushëllimit nga OVL e UÇK-së.

“E nderuara Familje Haradinaj!

Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj.  Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së tij”./Lajmi.net/