Veteranët e luftës, jo si raste sociale

Valon Murati thotë se kategoritë e dala nga lufta do të trajtohen si vlera të shoqërisë. Premton se do të hapë një zyrë për shoqatën e invalidëve brenda Komunës.

Lajme

24/10/2013 15:46

Kandidati i Lëvizjes për Bashkim për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Valon Murati ka vizituar sot Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK`së.

Gjatë një takimi me kryetarin e kësaj shoqate Sylejman Vitia, Murati ka thënë se kategoritë e dala nga lufta nuk duhet të trajtohen si raste sociale por si vlera të shoqërisë sonë.

Në rast se do të marrë kreun e Komunës së Prishtinës Murati ka premtuar se këto kategori do të kenë një zyrë të veçantë brenda Komunës që do të jetë pjesë e vendimeve të saj lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me ta.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e kësaj shoqate e shprehën vlerësimin e tyre për programin e Muratit, idenë për një zyrë të veçantë si dhe shprehën kënaqësinë e tyre që kandidati i LB’së është “njeri i cili edhe vet ishte pjesë e luftës çlirimtare në Kosovë, prandaj edhe i njeh më së miri problemet dhe hallet e tyre”.