“Vetëm Rita Ora mund ta shpëtojë X–Factor”

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora shihet si “shpëtimtarja” e programit X–Factor në Britani.

ShowBiz

22/02/2016 18:43

Pas përfundimit të edicionit të fundit, ku Rita u ul për herë të parë në panelin e mentorëve, vetë krijuesi i këtij talent show, Simon Cowell, dëshiron medoemos që Rita të jetë sërish pjesë e tij.

Një burim i tha DailyMail se Simon është i dëshpëruar që 25 – vjeçarja të rikthehet sërish në show:

“Rita është targeti numër 1. Simon e sheh atë si njeriun e vetëm që mund ta shpëtoj këtë show dhe t’i rikthejë shkëlqimin e dikurshëm”, tha burimi për gazetën britanike, transmeton klan.

Ky lajm vjen në një kohë kur seritë e fundit e “X – Factor UK” kanë pësuar një rënie drastike të audiencës, ndërsa një prej mentorëve, Nick Grimshaw, njoftoi largimin e tij nga ky spektakël.