Vetëm pak kripto-valuta pritet t’i mbijetojnë krizës së fundit

Kriza e fundit që ka kapluar kripto-valutat mund të jetë fatale për disa prej tyre. Kjo krizë mund të kaloj shpejt, por që për disa është kriza e fundit.

Auto & Tek

07/02/2018 15:12

Përkundrazi, vetëm një numër i vogël i specieve konkurruese ka gjasa të mbijetojnë, shkruan Steve Strongin , kreu i Kërkimit të Investimeve në Goldman Sachs , në një studim të kohëve të fundit, transmeton lajmi.net.

Lëvizjet e forta të çmimeve të Bitcoin dhe Co flasin sipas Strongin për një flluskë çmimi, pra një nivel të paqëndrueshëm të kursit. Aktualisht, pothuajse të gjitha monedhat dixhitale janë nën presion të konsiderueshëm. Vendimmarrës në radhë të parë janë përpjekjet rregullatore në shumë vende të industrializuara dhe në zhvillim.

Bitcoin si më i vjetër dhe më i famshmi valutë kibernetik ka humbur rreth 60 për qind të vlerës së saj që nga mesi i dhjetorit. Vlera totale e monedhës dixhitale ka rënë që nga fillimi i janarit deri në rreth 460 miliardë dollarë (373 miliardë euro), apo rreth 55 për qind. /Lajmi.net/