Vetëm një qytetar u dënua dje që nuk respektoi masat antiCOVID
Që nga gushti i vitit të kaluar, kur në Kosovë hyri në fuqi Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, janë shqiptuar qindra mijëra gjoba për shkelësit e masave parandaluese.
Lajme
Tani kur numri i rasteve aktive është 366 dhe kur janë liruar masat antiCOVID, është zvogëluar edhe numri i gjobave.
24 orët e fundit do të kalonin pa asnjë gjobë, sikur një qytetar të mos vendoste dje për t’i shkelur këto masa.
Policia ka publikuar statistikat për 24-orëshin e fundit, sipas të cilave, është shqiptuar vetëm një tiketë në bazë të Ligjit COVID-19./Lajmi.net/
