Vetëm një ekip ka arritur t’i mposht të gjithë finalistët e Evropës këtë sezon

Evropa flet anglisht këtë sezon.

Sport

10/05/2019 09:22

Pas finales së Ligës së Kampionëve me dy skuadra angleze, e njëjta do të ndodh edhe me Ligën e Evropës.

Liverpool dhe Tottenham do të kërkojnë ‘pushtimin’ e Evropës këtë sezon përmes Ligës së Kampionëve, ndërsa skuadra nga Londra, Chelsea dhe Arsenal, do të kërkojnë lavdinë përmes Ligës së Evropës.

Të katër këto skuadrat kanë një gjë të përbashkët këtë sezon.

Është një skuadër nga Premierliga që ka arritur t’i mposht të gjitha këto skuadra gjatë sezonit 2018/2019.

Bëhet fjalë për skuadrën e Wolverhampton, që këtë sezon ka mposhtur të katër finalistët në Evropë.

Ky fakt vërtetë është i jashtëzakonshëm, pasi bëhet fjalë për një skuadër që nuk është në top 6 në Premierligë./Lajmi.net/