Vetëm një cigare në ditë shkakton probleme me zemër

Duhanpirësit kanë nevoje që ta lënë duhanin tërësisht në vend se të konsumojnë më pak.

Lifestyle

26/01/2018 14:48

 

Një studim i fundit ka treguar që vetëm një cigare në ditë mund të ngrisë rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve në zemër.

Personat që konsumojnë vetëm një cigare në ditë kanë më shumë gjasë për të zhvilluar sëmundje të zemrës për 50% dhe për 30% sulm në zemër, krahasuar me ata që nuk janë duhanpirës.

Studiuesit kanë thënë që nuk ka nivel të sigurt për duhanpirje, megjithatë ata kanë potencuar se personat që konsumojnë më pak janë më të prirur për ta lënë tërësisht.