Vetëm në shkurt u regjistruan 1,018 ndërmarrje të reja, por ja sa u shuan

Në muajin Shkurt 2025 gjithsej janë regjistruar 1,018 ndërmarrje të reja. Ndërkaq po në këtë muaj janë shuar 128 ndërmarrje. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas ASK-së në muajin shkurt 2025 krahasuar me muajin paraprak, ka një rritje për 6.2% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa krahasuar me muajin…

Lajme

31/03/2025 13:45

Në muajin Shkurt 2025 gjithsej janë regjistruar 1,018 ndërmarrje të reja. Ndërkaq po në këtë muaj janë shuar 128 ndërmarrje.

Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas ASK-së në muajin shkurt 2025 krahasuar me muajin paraprak, ka një rritje për 6.2% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, ka nj rënie për 1.1% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 251 (24.7%), Ndërtimtari me 131 (12.9%), Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 129 (12.7%), Prodhim me 106 (10.4%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 82 (8.1%), etj.

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” (1 deri në 9 të punësuar) janë gjithsej 1,010 ndërmarrje të regjistruara, në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” (10 deri 49 të punësuar) janë gjithsej 8 ndërmarrje të regjistruara, kurse në kategorinë në kategorinë “Ndërmarrje të Mesme” (50 deri 249 të punësuar) dhe kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ nuk ka ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 488 ndërmarrje të regjistruara (47.9%), Regjioni i Prizrenit me 124 (12.2%), Regjioni i Ferizajt me 119 (11.7%), Regjioni i Mitrovicës me 82 (8.1%), Regjioni i Pejës me 75 (7.4%), Regjioni i Gjilanit me 66 (6.5%), dhe Regjioni i Gjakovës me 64 (6.3%).