Vetëm Lewandowski më i mirë sesa Abraham në vitin 2022

Tammy Abraham po kalon në një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Romës.

Sport

22/03/2022 15:12

Ylli anglez iu bashkua Romës nga skuadra e Chelsea, dhe po arrin të lë gjurmët e tij në kampionatin elitar të futbollit italian.

Abraham është i dyti në listën e realizatorëve më të mirë në vitin 2022, me vetëm Robert Lewandowskin para tij (në top pesë ligat evropiane).

Anglezi shënoi dy gola në vikend, në derbin e kryeqytetit të Italisë, ku Roma fitoi 3:0 përballë Lazios, përcjell lajmi.net. Sulmuesi ka shënuar nëntë gola në 11 paraqitje në vitin 2022, me një gol për çdo 105 minuta.

Abraham ka tashmë 23 gola në 40 paraqitje me skuadrën ‘Giallorossi’ këtë edicion.

Ai është sulmuesi më i mirë në Serie A në vitin e ri dhe është afër të vendos një rekord të ri.

Nëse ai shënon edhe dy gola këtë edicion me Romën, do të jetë debutuesi më i mirë me ‘Giallorossi’. /Lajmi.net/