Me vetëm këtë pyetje, kuptojeni nëse dikush e dashuron vetëm vetveten!

Nëse jeni duke kërkuar një narcisist, atëherë vetëm pyetni!

Lifestyle

23/11/2016 14:39

Të paktën kështu sugjeron një video e prodhuar nga The Science of Us, e cila këtë sugjerim e ka dhënë pas hulumtimeve të vitit të kaluar që tregojnë se duhet vetëm një pyetje për të kuptuar se cili nga miqtë tuaj është me të vërtetë i dashuruar pas vetvetes, transmeton Telegrafi.

Kjo pyetje është: “Në çfarë niveli pajtohesh apo nuk pajtohesh me këtë thënie: Unë jam narcisist”.

Siç duket kjo pyetje mbështetet në faktin se narcisistët e vërtetë nuk e mendojnë ‘çrregullimin’ e tyre si diçka të keqe.