Vetëm dy javë pushim për skuadrat angleze para sezonit të ri

Yjet e Premierligës mund të pushojnë vetëm dy javë në mes sezoneve, pasi ndëprerja tremujore si rezultat i koronavirusit ka ndikuar në orarin e planifikuar.

Sport

31/05/2020 16:36

Në fillim të kësaj jave, kampionati elitar në Angli njoftoi se sezoni 2019/20 është vendosur të rifillojë më 17 qershor, pasi ishte pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të frikës shëndetësore nga virusi vdekjeprurës.

Bisedimet për Projektin Rifillimi janë caktuar të vazhdojnë të enjten, me klubet e vendosura të përfundojnë detaje specifike se si do të përfundojë sezoni, përpara se të kthejnë vëmendjen e tyre në orarin 2020/21, përcjell lajmi.net.

Sipas The Times, datat që nga 22 gushti dhe 29 gushti janë diskutuar në mes të klubeve.

Propozime të tjera që u bëhen pronarëve të klubeve dhe shefave përfshijnë anulimin e pushimit të dimrit dhe lejimin e dritares së transferimit të funksionojë për 12 javë nga gushti deri në tetor. /Lajmi.net/