Vetëm 54 vota pro, 44 kundër e 3 abstenime për Albulena Haxhiun – Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme
Kuvendi i Kosovës edhe sot doli me njoftim për seancën që zgjati pak. “Ka vazhduar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari. Në pikën e mbetur në vazhdimin e datës 27 prill, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, deputeti nga radhët e Lëvizjes…

Lajme
Kuvendi i Kosovës edhe sot doli me njoftim për seancën që zgjati pak.
“Ka vazhduar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit, e drejtuar nga deputeti më i vjetër i kësaj legjislature, Avni Dehari. Në pikën e mbetur në vazhdimin e datës 27 prill, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, konfirmoi se kandidati i subjektit që përfaqëson vazhdon të mbetet deputetja Albulena Haxhiu. Bazuar në rezultatin e votimit, 54 vota për, 44 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën për sot”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Kuvendi njoftoi që seanca vazhdon punimet më 1 maj, në orën 10:00.