Vetëm 42 minuta i’u deshën Lewandowskit për të shënuar golin e parë të sezonit të ri

Bayern Munich dhe Borussia Monchengladbach mbrëmë hapën kampanjën 2021-22 të sezonit të ri në Bundesliga.

Sport

14/08/2021 09:44

Kampioni nuk arriti më shumë se një barazim, duke e nisur kështu jo në mënyrën më të mirë fillimin e kampionatit.

Në fakt gjigandi gjerman ishin në disavantazh, kur Alassane Plea realizoi gol për Gladbach në minutën e 10-të të takimit, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, për barazimin e shifrave u përkujdes i përhershmi, Robert Lewandowski duke realizuar pak para mbylljes së pjesës së parë, në minutën e 42-të.

Me këtë rezultat të pjesës së parë u mbyll epilogu final i takimit.

Lewandowski tani ka realizuar 204 gola në 220 paraqitje për Bayern në Bundesliga, gjersa në total ka 278 gola në ligën gjermane nëse llogarisim edhe golat me Dortmund, që e bëjnë atë golashënuesin e dytë më të mirë në histori të Bundesligas, duke u gjendur vetëm prapa legjendarit Gerd Muller i cili ka 365 gola. /Lajmi.net