Vetë-dorëzohet në polici personi më i kërkuar i protestës së dhunshme

Është vetë-dorëzuar personi që kërkohej nga Policia e Kosovës, si njëri njëri prej organizatorëve të protestës së dhunshme.

Lajme

29/01/2015 16:13

Bajram Llapashtica, është vetë-dorëzuar në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur për indeksonline babai i tij Nexhmedini.

Policia këtë person e kishte identifikuar si njërin nga organizatorët e protestës së mbajtur gjatë ditës së martë i cili e shkaktoi dhunën brutale ndaj Policisë, dhe kërkonte ndihmë për identifikimin dhe gjetjen e tij.

Pas raportimit në media, ishte paraqitur babai i tij, duke thënë se policia po i kërkonte djalin si hakmarrje ndaj tij, pasi ai posedon video-incizime ku shihet përdorimi i dhunës së tepruar nga ana e policisë ndaj protestuesve.