Vetaksident me fatalitet në Jabllanicë të Gjakovës – vdes një person
Një person ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident sot në Jabllanicë të Gjakovës. Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50. “Policia i është përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë…

Lajme
Një person ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident sot në Jabllanicë të Gjakovës.
Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.
“Policia i është përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Elezaj.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.