​Vetaksident i rëndë në Veternik

Një vet-aksident ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë dyshohet se ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore. Deri te vet-aksidenti ka ardhur kur ai me veturën e tij ka goditur shtyllën e ndriçimit e më pas është rrokullisur. Nga pamjet e siguruar shihet se në vendin e…

Lajme

31/05/2025 08:31

Një vet-aksident ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë dyshohet se ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore.

Deri te vet-aksidenti ka ardhur kur ai me veturën e tij ka goditur shtyllën e ndriçimit e më pas është rrokullisur.

Nga pamjet e siguruar shihet se në vendin e ngjarjes janë parë zjarrfikësit, autoambulanca dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

KosovaPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata por deri tash nuk kanë dhënë detaje.