Vet nuk i rrisin në sektorin publik, qeveria kërkon rritje pagash nga sektori privat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë për media ku është njoftuar një pako e re si ndihmë ndaj qytetarëve ku shumë kategori do të përfitojnë nga 100 euro.
Lajme
Në këtë konferencë është folur edhe për rritjen e pagës minimale e cila do të jetë 264 euro bruto, ose 250 euro neto dhe nuk do të tatohet, shkruan lajmi.net.
Por, pavarësisht kësaj, qeveria duket se nuk e ka ndërmend të përfillë kërkesën e sindikatave për rritje pagash, sidomos atë të Arsimit.
Për më tepër, ministri Hekuran Murati në këtë konferencë për media ka ftuar kompanitë private për rritje pagash, pavarësisht që ata vet s’po ia rrisin askujt.
“Ftoj punëdhënësit për rritje të pagave, pasi nga ana e Qeverisë po ofrohet një mbështetje shtesë e në anën tjetër do të ishte mirë që edhe nga sektori privat të rriten pagat.”
Ai, në një konferencë për media, ka thënë se për t’u përmbushur këto duhet të ndryshojnë disa ligje.
“Fillimisht na duhet ratifikimi i marrëveshjes me Bankën Botërore për mbështetjen, zgjerimin dhe reformimin e skemave të asistencës sociale. Ligji për Pagën minimale që do të prezentohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë edhe Ligji për Rishikimin e Buxhetit, që na mundëson që të kemi këto mbështetje shtesë në kuadër të pakos”. /Lajmi.net/