Vështirë se do të ketë zgjedhje në fillim të qershorit

Jakup Krasniqi vlerëson se deklarimet për datën e zgjedhjeve janë përpjekje të individëve për shpërqendrim të vëmendjes prej problemeve tjera. Ai thotë se nuk di nëse paritë politike janë marr vesh për ndonjë datë të zgjedhjeve.

Lajme

12/04/2014 15:56

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaratat e përfaqësuesve politikë për mbajtjen e zgjedhjeve në fillim të qershorit, i quan si tendencë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet ditore.

Ai në një prononcim për lajmi.net thotë se nuk beson që subjektet më të mëdha politike mund të jenë të gatshme që të hyjnë në zgjedhje në fillim të qershorit.

Krasniqi vlerëson se shpërbërja e Kuvendit të Kosovës do të duhej të ndodhë pas votimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

Por, dyshon se partitë më të mëdha politike në Kuvend, do të jenë njëzëri për shpërbërjen e Kuvendit edhe pas votimit të këtyre dy çështjeve.

Krejt çfarë unë mund të themë është se nuk ka ndonjë datë që po flitet sa i përket mbajtës së zgjedhje. Krejt këto janë deklarime të individëve për shpërqendrim të vëmendjes prej problemeve tjera dhe janë duke u marrë me këtë dhe unë nuk shoh diçka konkrete”

“Ligji ende nuk është ardhur për tu miratuar në lexim të dytë kështu që në Kushtetutë thuhet që gjashtë muaj pas miratimit të ligjit mund të mbahen zgjedhjet, por në anën tjetër, nuk e di nëse partitë politike janë dakorduar për ndonjë datë, nuk kam ndonjë informatë të saktë se zgjedhjet mund të mbahen në qershor”.

Shpërbërja e Kuvendit mund të bëhet me vullnet të partive politike dhe duke u votuar në Kuvend. Kjo i ka ndoshta anët e veta negative dhe pozitive. Koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte qershori, por nuk e di sa janë të gatshme subjektet më të mëdha politike që janë në Kuvend për të shkuar në zgjedhje në qershor”.

“Sipas gjitha gjasave, partitë politike janë të gatshme që ta bëjnë këtë dhe pastaj nuk e di sa do të pajtoheshin pas votimit të vazhdimit të mandatit të EULEX-it, që të shkohet në shpërbërjen e Kuvendit. Unë nuk shoh diçka serioze në këtë drejtim dhe është shumë e vështirë ta krijosh një lajm të saktë për këtë çështje”.

Sa i përket kohës së futjes në rend dite nga Kuvendi i Kosovës çështjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, Krasniqi është shprehur se së pari duhet të bëhet nënshkrimi i dokumenteve nga Presidenca dhe Qeveria, pastaj të futen në Kuvend. 

“Së pari kjo duhet mu nënshkrua nga Presidentja, pastaj Qeveria me dhënë si një marrëveshje ndërkombëtare,  marrëveshje prej dy tre neneve dhe pastaj kur të vjen në formë të tillë mundë të hyj në Kuvend. Në Kuvend mund të hyjë edhe me procedura të shmangies”.

Ai ka thënë se partia e tij, Nisma për Kosovën, është e gatshme për zgjedhje kur do që ato të mbahen, por shprehet se më mirë do të ishim përgatitur për ma vonë.