Veseli: Shumë shpejt do të kemi zgjedhje
Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se partia e tij është në proces të harmonizimit të qëndrimeve me partitë tjera politike dhe me bashkësinë ndërkombëtare që vendi të shkojë në zgjedhje sa më shpejt.

Lajme
Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se vendi do të shkojë në zgjedhje shumë shpejt. Ai ka shtuar se në mandatin e ardhshëm të PDK-së do të krijohen vende të reja të punës.
“Jemi në një proces të harmonizimit të qëndrimeve tona së bashku me të gjithë faktorët politikë, të skenës politike kosovare, dhe në të njëjtën kohë me partnerët tanë të bashkësisë ndërkombëtare”.
“Shumë shpejt do të kemi zgjedhje. Të shkojmë në zgjedhje në mënyrë festive, të fitojnë zgjedhjet i gjithë populli i Kosovës dhe ta zhvillojmë mandatin e tretë përmes fondit të zhvillimit të Kosovës dhe të krijojmë vende të reja të punës për të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Veseli, transmeton RTK.