Veseli shkon në veri – takon banorët e disa fshatrave
Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli e ka konfirmuar vizitën e tij në Zubin Potok pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore atje.

Lajme
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka përcjellur mesazhin se nuk do të lejohen tensione e as provokime, shkruan lajmi.net.
Ai ishte në Çabër të Zubin Potokut nga ku tha se aksioni i sotshëm dhe përpjekjet tjera, janë për të vendosur rend dhe ligj në cdo pjesë të Kosovës.
Ndërkohë në lidhje me këtë, lajmi.net ka raportuar më herët gjatë ditës.
“Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata. I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojmë një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre”, ka shkruar Veseli në një postim në faqen e tij në Facebook. /Lajmi.net/