Veseli pranon nga Imzot Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Shenjtërimit të Nënës Terezë

Kryetari I Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se sot është takuar me Imzot Dodë Gjergji nga I vili ka pranuar simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan

Lajme

30/08/2016 16:45

“Sot pranova nga Imzot Dodë Gjergji simbolet e ceremonisë zyrtare të Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës që do të mbahet më 4 Shtator, në Vatikan”, shkruan Veseli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sipas tij,  “Jemi popull i bekuar që ishte bijë e jona dhe mund të krenohemi me jetën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë. Shenjtërimi i saj është lartësim i virtyteve më të mira të popullit tone”, shkruan ai. /Lajmi.net/