Po punojmë që KMLDNj-së t’i lejohet t’i vizitojë të burgosurit e Kumanovës!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se Kuvendi po punon përmes Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, që t’i lejohet Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që të vizitojë të burgosurit e incidentit të Kumanovës.

Lajme

18/05/2015 13:06

Veseli ka thënë se pas kësaj KMLDNj, do të informojë Kuvendin për gjendjen dhe trajtimin që po u bëhet kosovarëve të arrestuar nga policia maqedonase në incidentin e Kumanovës.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka propozuar se përveç KMLDNj-së, t’i kërkohet Maqedonisë që të burgosurit t’i vizitojë edhe Kryqi i Kuq dhe IOM-i. (lajmi.net)