Veseli në SHBA, diskuton për furnizimin me armë të Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli të mërkurën udhëton drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme

04/12/2018 22:24

Në këtë vizitë zyrtare Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të SHBA-ve  përderisa do të vizitojë enkas edhe shtetin e Ioëas  në të cilin  Kosova ka marrëdhënie të mira.

Në këtë qëndrim disa ditor në SHBA, Veseli do të vizitojë edhe Pentagonin si dhe FBI-në kurse një nga temat kyçe do të jetë themelimi i Ushtrisë së Kosovës më saktësisht dhënia e misionit ushtarak të FSK-së.

Për këtë çështje në takimet e Veselit do të flitet direkt edhe për mundësinë e furnizimit me armatim të Ushtrisë së Kosovës si dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme ushtarake të FSK-së me mandatin të cilin përfundimisht e merr më 14 dhjetor ku pritet të votohen në lexim të dytë projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, njofton Klan Kosova.