Veseli: Lufta kudër papunësisë betejë për PDK-në

Ka filluar konventa e pestë e gruas demokratike të Kosovës, ku u tha se lufta kundër papunësisë do të jetë një betejë që do të angazhohen çdo ditë për ta përmirësuar.

Lajme

04/06/2016 12:52

Flora Brovina në këtë konventë tha se PDK i ka kushtuar vëmendje gruas demokratike të Kosovës, dhe se sot po festohet sukseset e tyre.

“Jemi parti lidere e cila në kuadër të vet ka zhvilluar progresin dhe demokracinë duke i dhënë hapësirë gruas sepse e pa se ajo ka synimin e ka dijen që të zhvilloj vendin me pjesëmarrjen e saj”, tha ai.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli, në konventën e V-të të gruas demokratike, tha se deputetet e PDK-së janë më dinjitoze dhe më aktive, të cilat mbrojnë me këmbëngulje interesat e qytetarëve në Kuvend.

“Asnjëherë PDK nuk do të pranoj që me një bagazh të shtetformimit që pa dinjitet me humb sakrificën dhe lirinë që e kemi bërë. Lufta kundër papunësisë do të jetë një betejë, kemi shumë obligime dhe nëse me seriozitet do të trajtojmë hallet e qytetarëve dhe të punojmë çdo ditë të jetës tonë për njerëzit që kanë besim në P DK me vendosmëri them se do të arrijmë sukses”, tha Veseli./lajmi.net