Veseli gjatë vizitës në SHBA takon Madeline Albraight, e fton ta vizitojë Kosovën (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

26/07/2016 19:53

Veseli atje është takuar me mikeshën e Kosovës, Madeline Albraight, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që vazhdon t’i ofroi vendit, transmeton lajmi.net.

“Madeline Albraight, një heroinë e kohës sonë, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Me miken e madhe të Kosovës folëm për progresin që ka arritur Republika e Kosovës, falë mbështetjes së vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Veseli faqen zyrtare në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se e ka ftuar zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe Parlamentin.

“E ftova zonjën Albright që të vizitojë Kosovën dhe të ketë adresim të posaçëm në Parlamentin tonë. Miqësia dhe bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara duhet të thellohet edhe më tej në gjitha fushat”, ka shkruar Veseli. /lajmi.net/

13631548_622368044605072_3484099329990807629_n 13654157_622367994605077_7225870229619149188_n 13781987_622367974605079_8858923824321903219_n