Veseli e Hoxhaj takojnë Albert Rohan-in
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, janë takuar me zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës në bisedimet e Vjenës, Albert Rohan.

Lajme
Veseli ka shkruar në facebook se është kënaqësi të takosh njerëzit që kanë dhënë kontribut për pavarësinë e Kosovës, transmeton lajmi.net
Kreu i PDK-së ka thënë se me Rohan-in kanë biseduar për të arriturat e Kosovës dhe sfidat që e presin shtetin në të ardhmen.
Postimi i Veselit:
Gjithnjë kënaqësi të takosh miqtë e Kosovës të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për pavarësinë e saj. Së bashku me ministrin Hoxhaj, në mbrëmje takuam në Vjenë ish zëvendësnegociatorin për statusin e Kosovës, Albert Rohan, me të cilin bashkëbiseduam për të arriturat e shtetit tonë dhe sfidat që na presin. Si elitë politike e Kosovës e kemi obligim t’i nderojmë dhe mos t’i harrojmë miqtë. K.V.