Vërshimet në Gjakovë, kërkohet evakuimi i mbi 20 familjeve
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se situata e krijuar nga reshjet e fundit dhe vërshimet në disa komuna të vendit paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara dhe nën kontroll nga institucionet kompetente. Sipas informatave të siguruara nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Drejtoritë për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE),…
Lajme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se situata e krijuar nga reshjet e fundit dhe vërshimet në disa komuna të vendit paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara dhe nën kontroll nga institucionet kompetente.
Sipas informatave të siguruara nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Drejtoritë për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE), të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112, rajonet më të prekura janë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaji dhe Gjakova, ku janë raportuar vërshime në oborre, bodrume dhe segmente të caktuara rrugore, transmeton lajmi.net.
Në Gjakovë, sipas AME-së, është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, për shkak të rrezikut nga vërshimet.
Agjencia ka bërë të ditur se në shumicën e komunave të tjera gjendja paraqitet relativisht e qetë dhe stabile, ndërsa situata po monitorohet vazhdimisht nga ekipet e forcave të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, të cilat ndodhen në terren.
AME u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos kalojnë në zona të vërshuara, të raportojnë çdo rrezik në numrin unik emergjent 112 dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.
Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, siguria e qytetarëve mbetet prioritet kryesor gjatë menaxhimit të kësaj situate.
Njoftimi i plotë: