Vërshëllehet himni i Shqipërisë, s’do të besoni me kë u përleshën shqiptarët pastaj

17:16 | 16 Qershor 2016

Një grup i madh tifozësh shqiptarë kanë ndjekur dje ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë në “fan-zonën” poshtë Kullës Eifel në Paris, shkruan Panorama Sport.

Por atmosfera atje nuk ka qenë aq miqësore sa në Marsejë, sidomos pasi tifozët francezë, të mbështetur nga një grup me tifozë kroatë, kanë vërshëllyer himnin shqiptar në fillimin e takimit.

Mes dy tifozerive ka nisur një përplasje fizike, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë që situata të qetësohej.

Forcat e sigurisë kanë mbajtur të ndara dy tifozeritë gjatë ndeshjes, për të evituar një tjetër përshkallëzim të situatës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.