Verratti – ‘viktima’ tjetër e ndeshjeve kombëtare, në rrezik për takimin ndaj Bayernit
Marco Verratti është rikthyer në klubin Paris-Saint Germain për t'u rikuperuar pas lëndimit që pësoi me kombëtare.
Sport
Pasi kombëtaret janë duke zhvilluar ndeshjet e tyre kualifikuese në Kupën e Botës “Katari 2022”, skuadrat evropiane janë duke vazhduar stërvitjet e tyre, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, si gjithnjë këto ndeshje kualifikuese dinë të sjellin edhe lëndime, e ku një nga viktimat është Verratti.
Reprezentuesi i Italisë, është rikthyer në PSG ku po përgatitet për ndeshjet e ardhshme, sidomos atë në Ligën e Kampioënve ndaj Bayern Munich.
Klubi Bavarezë kanë marrë një lajm shumë të keq gjatë ditës së sotme, kur është mësuar se Robert Lewandowski nuk do të luajë ndaj PSG-së.
Theksojmë se Verratti nuk do të luajë kundër Lille-s në fundjavë, pasi do mundohet të rikthehet për ndeshjen në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/