Veri: E sulmoi një grua dhe ia rrëmbeu qaforen e arit nga qafa, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi. Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se e ka sulmuar një grua mbi urën Lindore të lumit “Ibri” dhe ia ka rrëmbyer nga qafa një qafore ari. “Ai është larguar duke kërcyer mbi rrethojat e kësaj ure ne pjesën Jugore ku edhe…

Lajme

02/07/2024 17:15

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi.

Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se e ka sulmuar një grua mbi urën Lindore të lumit “Ibri” dhe ia ka rrëmbyer nga qafa një qafore ari.

“Ai është larguar duke kërcyer mbi rrethojat e kësaj ure ne pjesën Jugore ku edhe janë duke u ndërtuar disa ndërtesa, ankuesja ka pesuar lendime ne kembet e saj pasi qe eshte rrezuar kur I dyshuari ja ka terhequr qaforen gje per te cilen edhe I kemi ofruar tretman mjekesor”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Elshani ka thënë që pasi deri më tani nuk është identifikuar personi, kanë marrë autorizimin nga Prokuroria që të shpërndahet fotografia e të dyshuarit për dëshmi.

Policinë mund ta njoftoni përmes :

Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192

Fotografi: