Verë, ushqime e këngë – Grenell publikon video nga gostia me serbët në Beograd

Richard Grenell, emisar special i  SHBA-ve për dialogun, bashkë me delegacionin amerikan, zhvilloi disa takime në Beograd.

Lajme

23/09/2020 09:28

E pas përfundimit të takimeve, Grenell me të tjerët, siç duket kaloi kohë të mirë me presidentin e kryeministren e Serbisë, si dhe zyrtarë tjerë të Beogradit, shkruan lajmi.net.

Bashkë me Grenell ishin edhe pjesëtarët e delegacionit amerikan, në një gosti me ushqim e verë.

“ Serbët e amerikanët në Beograd duke kënduar për Alabaman dhe Virginian Përendimore në një natë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Grenell. /Lajmi.net/