‘Vera 2019’ ideale për transferime falas – Kjo është lista e gjatë me yje

Vera 2019 mund të jetë ideale për disa skuadra që të transferojnë lojtarë të njohur pa ndonjë kosto.

Sport

07/05/2019 16:41

Shumë lojtarë të mëdhenj, janë në përfundim të kontratave me skuadrat e tyre, dhe në këtë mes janë edhe Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Dyshja legjendare do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni, pas një aventure të gjatë në ‘Allianz Arena’.

Emra tjetër që do të jenë të lirë pas përfundimit të këtij sezoni, janë edhe Vicent Kompany i Manchester Cityt, Daniel Sturridge i Liverpool, Diego Godin i Atletico Madrid dhe David Luiz i Chelsea.

‘Goal.com’ ka bërë një listë të gjatë me emra të njohur që mund të transferohen falas pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell ‘lajmi.net’.

/Lajmi.net/