Ventura thotë se Italia nuk e meritoi humbjen
Gianpiero Ventura ka deklaruar se humbja e Italisë nuk ishte meritore nga Suedia.
Sport
Suedia e mposhti në ‘Friends Arena’ Italinë 1:0 me golin e shënuar nga Jakub Johansson, ndeshje kjo e vlefshme për ‘Play Off’ për kualifikim në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.
“Duke marr parasysh se çfarë ndodhi në fushë nuk merituam të humbim”, deklaroi fillimisht trajneri i Italisë.
Gigi nuk pati nevojë të bëjë ndonjë pritje, ne patëm rastet dhe goditëm shtyllën. Barazimi ishte minimumi që synonim. Theksoj se në këtë nivel gjyqtari duhet të jetë më i vëmendshëm”, ka shtuar Ventura për Rai Sport./Lajmi.net/