Vendoset gurthemeli i obeliskut për Afrim Bunjakun në Banjskë, Haxhiu: Ky është akt mirënjohjeje për sakrificën e tij
Në Banjskë të Zveçanit është vendosur gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Vendosja e gurthemelit është bërë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ka folur edhe ushtruesja e detyrës së…
Lajme
Në Banjskë të Zveçanit është vendosur gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Vendosja e gurthemelit është bërë në trevjetorin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit në Banjskë.
Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit ka folur edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ajo ka kujtuar sulmin dhe rolin e Policisë së Kosovës në përballimin e tij, duke thënë se bashkë me heroin Afrim Bunjaku u mundësua dështimi i sulmit.
“Kjo bëri që plani i Serbisë të dështonte”, ka deklaruar Haxhiu.
Sa i përket obeliskut, Haxhiu ka thënë se ai përfaqëson një akt mirënjohjeje ndaj Afrim Bunjakut dhe sakrificës së tij. /Lajmi.net/