Vendoset gjyqtari për ndeshjen gjysëmfinale Chelsea – Man City

Chelsea dhe Manchester City do të luajnë ndeshjen gjysëmfinale në kuadër të FA Cup.

Sport

13/04/2021 17:13

Mike Dean është deleguar për të drejtuar ndeshjen mes Man City dhe Chelsea, e cila zhvillohet më 17 prill, përcjell lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel do të ketë një test shumë të vështirë në këtë përballje, derisa Pep Guardiola po lufton për t’i fituar gjithë trofetë këtë sezon.

Në 8 ndeshje që ka drejtuar Mike Dean në kuadër të FA Cup, Blutë e Londrës kanë 8 fitore, ndërsa rekordi i ‘Citizens’ është 4 fitore, 1 barazim dhe dy humbje.

Kjo ndeshje do të luhet në Wembley Stadium, me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/