Vendoset e ardhmja e Turan

Arda Turan do të mbetet edhe më tutje te Barcelona.

Sport

07/12/2016 17:23

Trajneri Luis Enrique ka vendosur për ta mbajtur në “Camp Nou” futbollistin turk.

“Fichajes.net” shkruan që paraqitja e jashtëzakonshme e Turan ndaj Borussia Monchengladbach, ka bërë që të shuhen dyshimet mbi të ardhmen e tij, përcjellë “Lajmi.net”.

Turan realizoi “het-trik” ndaj Gladbachut dhe u shpall futbollisti i ndeshjes.

Krahasuar me futbollistë tjerë të ardhur Turan qëndron shumë më mirë, pasi që nëse marrim shembull Paco Alcacer, ai ka shënuar statistika të tmerrshme, duke mos e shënuar asnjë gol në 10 ndeshje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.