Vendoset e ardhmja e Icardit te PSG

Paris Saint-Germain ka një mundësi për të blerë Mauro Icardi në një transferim të përhershëm kur huazimi i tij për një vit përfundon në verë, por ata nuk po planifikojnë ta aktivizojnë atë.

Sport

06/04/2020 09:21

Argjentinasi arriti në huazim nga Inter dhe filloi me të vërtetë mirë, duke e mbajtur Edinson Cavani jashtë skuadrës, por forma e tij kishte rënë disi para shtyrjes së futbollit të lidhur me koronavirusin.

Sipas La Gazzetta dello Sport, PSG dhe agjenti i lojtarit dhe partneri Wanda Nara janë në marrëveshje që ai nuk do të qëndrojë në ‘Parc des Princes’, përcjell lajmi.net.

Ka raporte që sulmuesi ka vuajtur në dhomën e zhveshjes dhe se ai ka pasur konflikte me shokët e skuadrës.

Ai do të kthehet te Interi, i cili po kërkon 70 milionë euro për transferimin e tij të përhershëm. Megjithatë nuk është e qartë tani se ku do të përfundojë në planin afatgjatë. /Lajmi.net/